Ballina Sport Futboll Milani konfirmon shkarkimin e Fonsecas

Milani konfirmon shkarkimin e Fonsecas

MILAN, ITALY - SEPTEMBER 27: Paulo Fonseca, manager of AC Milan, looks on during the Serie A match between AC Milan and Lecce at Stadio Giuseppe Meazza on September 27, 2024 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Skuadra nga Serie A, Milan, të hënën paradite ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Paulo Fonseca.

Në njoftimin e shkurtër, Milani ka shkruar se Fonseca është liruar nga detyra e trajnerit të ekipit të parë duke mos dhënë shumë detaje.

Milani ka falënderuar Fonsecan për profesionalizimin e treguar, si dhe i ka dëshiruar suksese në karrierë.

Largimi i Fonsecas nga Milanit erdhi një ditë pas barazimit 1:1 me Romën në kuadër të kampionatit italian.

51-vjeçar para fillimit të sezonit mori drejtimin e Milanit dhe firmosi kontratë deri në verën e vitit 2026, si dhe kishte opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër.

Fonsecan në krye të Milanit, pritet ta zëvendësoj Sergio Conceicao, i cili gjatë ditës do të prezantohet tek ekipi nga Serie A.

Exit mobile version