Ballina Sport Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin

Milani fiton Superkupën e Italisë, mposht Juventusin

Milani ka fituar Superkupën e Italisë për vitin 2016.

Rossonerët kanë mposhtur në finalen e zhvilluar në Doha Juventusin, pas ekzekutimit të penalltive.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1:1, ndërsa penalltitë i fitoi Milani me rezultat 4:3.

Juventusi në minutën e 18’ kaloi në epërsi duke shënuar nëpërmjet Giorge Chiellinit.

20 minuta më vonë, Milani barazoi në 1:1 me anë të Bonaventura.

Me rezultat 1:1 përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Rezultati i njëjtë ishte edhe në pjesën e dytë, duke bërë që ndeshja të shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Fitues nuk sollën as vazhdimet, dhe ndeshja shkoi në penallti.

Pas penalltive, ishte Milani që u tregua skuadër më e suksesshme, duke shënuar katër herë, kundrejt Juventusit që shënoi tre herë.

Exit mobile version