Ballina Sport Futboll Milani fiton ndeshjen e përmbysjeve

Milani fiton ndeshjen e përmbysjeve

Milani ka fituar 3:2 ndaj Frosinones në xhiron e 23-të të Serisë A të shtunën, në një përballje që u shqua për përmbysje të epërsisë.

Fillimisht Olivier Giroud i dha epërsinë Milanit mysafir në minutën e 17-të. Mysafirët u rikthyen përmes Matias Soules (24’) dhe Luca Mazzitellit (65’). Pasoi tjetër përmbysje, por këtë herë nga Milani. Matteo Gabbia barazoi gjithçka në minutën e 72-të, ndërsa nëntë minuta më pas realizoi Luka Joviq për fitoren e Milanit.

Skuadra e Stefano Piolit është e treta me 49 pikë. Interi e Juve prijnë me 54 dhe 53 pikë.

Frosinone ka 23 pikë në pozitën e 14-të.

Exit mobile version