Milani ka fituar 3:2 ndaj Frosinones në xhiron e 23-të të Serisë A të shtunën, në një përballje që u shqua për përmbysje të epërsisë.
Fillimisht Olivier Giroud i dha epërsinë Milanit mysafir në minutën e 17-të. Mysafirët u rikthyen përmes Matias Soules (24’) dhe Luca Mazzitellit (65’). Pasoi tjetër përmbysje, por këtë herë nga Milani. Matteo Gabbia barazoi gjithçka në minutën e 72-të, ndërsa nëntë minuta më pas realizoi Luka Joviq për fitoren e Milanit.
Skuadra e Stefano Piolit është e treta me 49 pikë. Interi e Juve prijnë me 54 dhe 53 pikë.
Frosinone ka 23 pikë në pozitën e 14-të.