Ka përfunduar pa fitues ndeshja e parë gjysëmfinale e Kupës së Italisë, mes Milanit dhe Interit.
Rezultati përfundimtar në ”San Siro”’ ishte i barabartë 1-1.
Tammy Abraham i dha epërsinë kuqezinjëve, me golin e shënuar në minutën e 47-të.
Golin e barazimit për Interin e shënoi futbollisti më i urryer nga tifozët e Milanit, Hakan Calhanoglu, në minutën e 66-të.
Skuadra e cila do të kualifikohet në finale do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila zhvillohet më 23 prill.