Milani bindës ndaj Cagliarit

Skuadra e Milanit ka fituar me rezultat të thellë 5:1, të shtunën ndaj Cagliarit. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “San Siro” dhe i takoi xhiros së 36-të të Serie A.

Mesfushori algjerian Ismael Bennacer e shënoi golin e parë në ndeshje në minutën e 36-të. Sulmuesi i krahut, Christian Pulisic në minutën e 59-të realizoi për 2:0. Katër minuta më pas uruguaiani Nahitan Nandez e ngushtoi rezultatin në 2:1. Golin e tretë për Milanin e shënoi holandezi Tijjani Reijnders në minutën e 74-t. Rafael Leao në minutën e 83-të dhe Christian Pulisic nëntë minuta më pas i shënuan golat e fundit për Milanin.

Titullin e kampionit në Itali tashmë e ka fituar Interi, ndërsa Milani renditet në pozitën e dytë në tabelë me 74 pikë të tubuara.

Cagliari është në vend të 15-të me 33 pikë.