Milani avancon tutje me vështirësi, eliminoi Crvena Zvezdan

Milan ka triumfuar duke eliminuar Crvena Zvezdan nga një duel i vështirë në kuadër të 1/16 të Europa League.

Fillimisht ishte Kessie i cili shënoi nga penaltia në min (8′) për ti dhënë avantazhin Milanit.

Por mysafirët barazuan përmes, El Fardou Ben në min (24′). Skuadrat shkuan në pushime me rezultatin 1-1.

Në pjesën e dytë, u inkuadrua edhe Zlatan Ibrahimovic, Milani ishte më kërkues ndaj golit.

Crvena Zvezda mbeti pa një lojtar në min (70′), ku u përjashtua Gobeljic. Por, edhe me avantazhin numerik në fushë, Milani nuk ja doli të shënojë golin e fitores.

Tani edhe pse skaudrat u ndanë në barazim, Milani ka shënuar dy gola në Beograd, dhe me rregullin e golit mysafir avancon tutje.

Rezultati përfundimtar, AC Milan 1-1 Crvena Zvezda.