Milan me përforcim të “çmendur” nga Bayern Munich (Foto)

Renato Sanches mund të jetë përforcimi i ardhshëm i Milanit.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” janë në kontakte të avancuara me Bayern Munichun në lidhje me transferimin e mesfushorit portugez.

Sanches ka pranuar se dëshiron të luajë më shumë.

Andaj, drejtuesit e Milanit janë në presing për të siguruar marrëveshje me Bayern Munichun për transferimin e tij në San Siro gjatë kësaj jave.