Milan dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e Susos me kontratë të re.
Suso është gjithnjë e më i rëndësishëm në formacionin e Milanit.
Trajneri Vincenzo Montella e ka përsëritur shpeshherë gjatë këtij sezoni se mesfushori i krahut është element i rëndësishëm në ekipin nga San Siro.
Tani, Milan dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e Susos me kontratë të re.
E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se palët janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e saj.
Suso është aktualisht i lidhur me Milanin deri më 2019.
Por, me kontratën e re ai do të ketë marrëveshje me “Rossonerët” deri më 2022.