Përmes një komunikate zyrtare, klubi italian AC Milan, ka bërë të ditur prishjen e marrëveshjes me trajnerin Stefano Pioli.
Klubi e ka falënderuar trajnerin për kontributin e tij në klub që nga viti 2019.
Nën udhëheqjen e Piolit, “rossonerët” u shpallën kampionë të Italisë në vitin 2022, dhe në vitin tjetër arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Në vend të Piolit, mediat në Itali përmendin emrin e trajnerit Paulo Fonseca që udhëheq ekipin e Edon Zhegrovës, Lille në Francë.