Skuadra e Milanit ka shënuar fitore të madhe në javën e 29-të në Serie A, pasi mposhti 2:1 Comon.
Ishin mysafirët që befasuan “kuqezinjët” në pjesën e parë, duke shënuar gol me anë të Da Cunha.
Por në pjesën e dytë, Milani u rikthye në lojë me dy gola të shënuara.
Fillimisht sulmuesi amerikan, Christian Pulisic shënoi për 1:1 dhe më pas për 2:1 mesfushori holandez, Reijnders.
Me këtë fitore, ekipi i Conceicaos shkon në kuotën e 47 pikëve në pozitën e 7-të, duke shpresuar që të futet në zonën Champions.