Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci ka konfirmuar se nesër do të mbahet seanca konstituive. Ai ka thënë se vendimi për tu mbajtur kjo seanca është marrë pas kërkesës që ka bërë PAN.
“Po, nesër mbahet seanca. Ajo do të nis në ora 11:00 dhe thirrja e saj është bërë pas kërkesës që ka bërë PAN”, ka thënë Mikullovci.