Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka bërë të ditur për Telegrafin se seanca e radhës do të mbahet të hënën, në ora 10:00
Ai ka thënë për Telegrafin se është në të drejtën ekskluzive të tij që ta thërras mbajtjen e seancës, kur ai e sheh të arsyeshme.
“Është në të drejtën time të thërras seancë, kur e vlerësoj të nevojshme këtë”, ka theksuar Mikullovci.
I pyetur se caktimi i seancës pa koordinim me koalicionin PDK –AAK- Nisma (PAN) a mund të shkaktojë vetëm vonim në formimin e institucioneve, Mikullovci tha se nuk ka nevojë për zvarritje e konsulta të mëtejme e që janë të panevojshme.
“Le të ndikojë si të dojë. Po mendoj që ato janë konsultime të padobishme. Sa varet prej meje konsultim me nuk do të ketë. Me ligj dhe me rregullore të Kuvendit nuk parashihet që të mbahen këto takimet konsultative”, ka shtuar Mikullovci.