Mike Pence: Koreja e Veriut mund ta përjetojë fatin e Libisë

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence paralajmëroi Korenë e Veriut se mund të përjetojë fatin e Libisë, nëse nuk arrihet marrëveshje për programin bërthamor koreanoverior, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Këto ditë ka pasur mjaft rrëfime për krizën në Libi. Në këtë kontekst, siç tha në mënyrë të qartë edhe presidenti amerikan Donald Trump, Koreja e Veriut mund të përfundojë pikërisht si Libia, nëse Kim Jong – un nuk pajtojhet për marrëveshje”, tha Pence në intervistë për Fox News.

Në pyetjen nëse ky është është kërcënim për regjimin verikorean, Pence tha se kjo është edhe më shumë, realiteti i hidhur që e pret Phenianin.

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton javën e kaluar deklaroi se Washingtoni nuk dëshiron të përsërisë skenarin e Libisë me të cilin ish-presidenti amerikan George W. Bush nënshkroi marëveshjen bërthamore në vitin 2003, ndërsa me intervenim shtesë u përmbys regjimi i Muammar Gaddaffit.

Presidenti i SHBA-ve Trump tha se nuk dëshiron që modelin libian ta zbatojë në Korenë e Veriut, porse doemos duhet të diskutohet për atë nëse nuk arrihet marrëveshje.

Autoritetet e Koresë së Veriut reaguan pas deklaratës së Bolton-it dhe Trumpit, ndërsa deklarata e fundit e Pence mund në mënyrë shtesë të shkaktojë reagime nga Pheniani.

Trump më 12 qershor duhet të takohet me liderin verikorean Kim Jong-un në Singapor.