Mijëra zjarrfikës luftojnë zjarret në perëndim të Kanadasë

Afër 2.000 zjarrfikës janë duke luftuar me zjarrin në pyll që ka përfshirë provincën perëndimore kanadeze British Columbia, raporton Anadolu Agency (AA).

Shërbimet zjarrfikëse të Kanadasë njoftuan sot se në këtë provincë aktive janë gjithsej 289 zjarre në pyll dhe se tashmë janë evakuuar rreth 7.000 banorë nga zonat më të rrezikuara.