Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mijëra të evakuuar në Itali pas shirave të dendur

Mijëra të evakuuar në Itali pas shirave të dendur

Disa mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të shiut të dendur në veri të Italisë.

Në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2 000 banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose me familjen dhe miqtë. Disa rrugë janë zhytur në ujë dhe një 20-vjeçar vdiq në makinën e tij mes përmbytjeve.

Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro.

Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit.

Meteorologët parashikojnë një lehtësim të situatës në ditët në vijim.

Exit mobile version