Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mijëra qytetarë serbë protestojnë në Beograd kundër Vuçiqit

Mijëra qytetarë serbë protestojnë në Beograd kundër Vuçiqit

Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë të dielën për një tubim të madh kundër presidentit populist, Aleksandër Vuqiç dhe qeverisë së tij.

Kontrolli i Vuçiqit në pushtet është sfiduar nga protestat prej javësh në rrugë, të udhëhequra nga studentët e universitetit, raporton AP.

Tubimi në sheshin Slavija të Beogradit është thirrur bashkërisht nga studentët dhe sindikatat e fermerëve.

Tubimi është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkonte përgjegjësi për shembjen e një çatie më 1 nëntor në një stacion hekurudhor në veri të vendit e që la të vdekur 15 njerëz.

Protesta më të vogla u mbajtën gjithashtu në qytetin jugor të Nishit dhe Kragujevac në Serbinë qendrore të dielën.

Exit mobile version