Dhjetëra mijëra njerëz kanë dalë në një shesh qendror në kryeqytetin e Serbisë të dielën për një tubim të madh kundër presidentit populist, Aleksandër Vuqiç dhe qeverisë së tij.
Kontrolli i Vuçiqit në pushtet është sfiduar nga protestat prej javësh në rrugë, të udhëhequra nga studentët e universitetit, raporton AP.
Tubimi në sheshin Slavija të Beogradit është thirrur bashkërisht nga studentët dhe sindikatat e fermerëve.
Tubimi është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë që kërkonte përgjegjësi për shembjen e një çatie më 1 nëntor në një stacion hekurudhor në veri të vendit e që la të vdekur 15 njerëz.
Protesta më të vogla u mbajtën gjithashtu në qytetin jugor të Nishit dhe Kragujevac në Serbinë qendrore të dielën.