Mijëra protestues marshojnë drejt selisë së ICE për të kundërshtuar arrestimin e studentëve

Sandals and shoes representing those killed in conflict in Gaza are displayed before pro-Palestinian protesters march towards the US Immigration and Customs Enforcement (ICE) headquarters, Saturday, April 5, 2025, in Washington, DC

Mijëra protestues u mblodhën në Pennsylvania Avenue, pranë Shtëpisë së Bardhë, dhe marshuan drejt selisë së Shërbimit Amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE), për të protestuar kundër ndalimeve të studentëve që kundërshtojnë luftën në Gaza.

Protesta u nxit nga shqetësimet në rritje lidhur me persona që janë arrestuar nga rruga për shkak të qëndrimeve të tyre kundër ndërhyrjeve në Gaza. Autoritetet u kanë thënë disa prej tyre se qëndrimet e tyre janë të papranueshme dhe se mund të humbasin kartën e gjelbër ose vizën studentore.

Ndër të ndaluarit është edhe një studente iraniane, e cila kishte shkruar një editorial në gazetën e universitetit. Ajo u arrestua nga oficerë policie civilë dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Shumë prej këtyre rasteve janë në proces gjyqësor, por ekziston shqetësim i madh publik se mbrojtja e garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane – e drejta për lirinë e shprehjes – nuk po respektohet siç duhet.