Mijëra njerëz u mblodhën para Memorialit të Linkolnit, një nga simbolet e Uashingtonit, për të shprehur mbështetjen e tyre për Palestinën duke mbajtur në duar parulla dhe flamurin palestinez.
Protestuesit gjithashtu brohoritën “Liri për Palestinën” dhe “Palestina do të jetë e lirë një ditë”.
Përveç myslimanëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), në tubim morën pjesë gjithashtu edhe afrikano-amerikanët, amerikanët e bardhë dhe hebrenjtë ortodoksë.
Dhjetëra organizata myslimane gjithashtu mbështetën tubimin, në të cilin morën pjesë qindra njerëz të ardhur me autobusë nga shtete të ndryshme të ShBA-së.
Qindra flamuj palestinezë u hapën midis Monumentit të Linkolnit dhe Monumentit të Uashingtonit, një tjetër simbol i qytetit duke krijuar pamje interesante.
Sulmet e nisura më 10 maj nga Izraeli kundër Rripit të Gazës, që ndodhet nën bllokadën izraelite, përfunduan në orën 02:00 me kohën lokale më 21 maj në përputhje me armëpushimin e arritur me Hamasin.
Në sulmet izraelite në Gaza humbën jetën të paktën 254 palestinezë, përfshirë 66 fëmijë dhe 39 gra, dhe u plagosën 1.948 njerëz. /trt
Hebrenjtë ortodoksë në mbështetje të Palestinës