Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mijëra njerëz në Melburn protestojnë kundër sulmeve izraelite në Gaza

Mijëra njerëz në Melburn protestojnë kundër sulmeve izraelite në Gaza

Mijëra australianë kanë vërshuar rrugët e Melburnit për të protesutar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu.

Që nga fillimi i sulmeve izraelite, protestat e mbajtura çdo të diel në Melburn vazhduan edhe sot.

Gjatë protestës, mijëra njerëz brohoritën parulla si “Palestine e lirë”.

Izraeli ka zhvilluar një ofensivë ushtarake vdekjeprurëse në Gaza që nga një inkursion ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor 2023, në të cilin Tel Avivi thotë se janë vrarë 1.200 njerëz.

Mbi 33.100 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë që atëherë në enklavë nga sulmet izraelite dhe rreth 75.800 të tjerë janë plagosur, përveç shkatërrimit në masë dhe mungesës së nevojave.

Lufta izraelite ka shtyrë 85 për qind të popullsisë së Gazës në zhvendosje të brendshme, krahas një bllokade gjymtuese të shumicës së ushqimeve, ujit të pastër dhe ilaçeve, ndërsa 60 për qind e infrastrukturës së enklavës është dëmtuar ose shkatërruar, sipas OKB-së.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND). Një vendim i përkohshëm në janar urdhëroi Tel Avivin të ndalojë aktet gjenocidale dhe të marrë masa për të garantuar ofrimin e ndihmës humanitare për civilët në Gaza.

Exit mobile version