Mijëra marshues kërkojnë kontroll të armëve në SHBA

Dhjetëra-mijëra marshues janë mbledhur gjithandej Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bërë thirrje për rregulla më të rrepta ndaj armëve, pas dy rasteve të fundit.

Ata që morën pjesë në qindra marshime mbanin slogane si “Dua lirinë nga pushkatimi”.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden mbështeti protestat, duke i bërë thirrje Kongresit të “kalojë legjislacionin për sigurinë e armëve me sens të përbashkët”.

Pavarësisht kësaj shanset për ndryshime ligjore kanë të ngjarë të shfuqizohen nga republikanët, shkruan BBC-ja.

19 fëmijë dhe dy të rritur u vranë në të shtënat e 24 majit në Robb Elementary në Uvalde, Teksas.

Ai sulm, dhe një tjetër në Buffalo, Nju Jork, në të cilin u vranë 10 persona, ka çuar në thirrje të reja për veprim mbi kontrollin e armëve në SHBA. /koha