Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mijëra koreanojugorë anulojnë rezervimet e fluturimeve pas rrëzimit të avionit

Mijëra koreanojugorë anulojnë rezervimet e fluturimeve pas rrëzimit të avionit

Mijëra koreanojugorë kanë anuluar biletat e tyre të fluturimit pas përplasjes vdekjeprurëse të aeroplanit që mori 179 jetë, njoftoi media lokale, transmeton Anadolu.

“Jeju Air Co” zbuloi se rreth 68.000 rezervime fluturimesh janë anuluar, mes tyre mbi 33.000 fluturime të brendshme, ndërsa mbi 34.000 ishin për linja ndërkombëtare, tha Agjencia e Lajmeve Yonhap.

Linja ajrore tha se shumica e pasagjerëve anuluan biletat e tyre pasi fluturimi 7C2216, me 181 persona në bord, u rrëzua në Aeroportin Ndërkombëtar të Muanit në qarkun jugperëndimor Muan të dielën.

Autoritetet aktualisht po hetojnë shkakun e saktë të aksidentit dhe po fokusohen në një goditje të mundshme zogjsh.

Megjithatë, disa ekspertë dhe vëzhgues kanë ngritur gjithashtu pyetje mbi ekzistencën e një pirgu betoni në aeroport dhe thanë nëse mungesa e tij mund të kishte parandaluar numrin e madh të viktimave të aksidentit.

Të dielën, avioni rrëshqiti në tokë pa pajisje uljeje dhe u përplas me një mur betoni përpara se të shpërthejë në flakë.

Struktura e betonit në fjalë mban një sistem navigimi që ndihmon në uljen e avionëve, e njohur si lokalizues, dhe ndodhet rreth 250 metra nga fundi i pistës, sipas agjencisë.

Exit mobile version