MicroStrategy vijon blerjen e Bitcoin me 2.1 miliard dollarë të shpenzuara javën e kaluar

MicroStrategy ka përshpejtuar blerjet e Bitcoin dhe që prej 11 Nëntorit ka shtuar 171,430 Bitcoin në portofolin e saj. Gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar 15.6 miliardë dollarë.

Firma e zhvillimit të softuerit MicroStrategy ka rritur portofolin e saj masiv të Bitcoin përsëri ndërsa ditën e Hënë tha se ka blerë edhe 2.1 miliardë dollarë të tjera.

MicroStrategy shtoi 21,550 BTC me vlerë 2.1 miliardë dollarë dhe një blerje mesatare prej 98,783 dollarë për Bitcoin tha themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë Michael Saylor në rrjetin social X.

Si rezultat kompania tashmë zotëron 423,650 BTC me vlerë 42 miliardë dollarë në këto momente që shkruajmë. Këto Bitcoin i ka blerë me një çmim mesatar prej 60,324 dollarë.

MicroStrategy ka përshpejtuar blerjet e Bitcoin dhe që prej 11 Nëntorit ka shtuar 171,430 Bitcoin në portofolin e saj. Gjatë kësaj periudhe ka shpenzuar 15.6 miliardë dollarë.

Çmimi i Bitcoin është rritur me 22 përqind që prej 11 Nëntorit kur tregtohej me 81 mijë dollarë. Sot çmimi i Bitcoin është 97,785 dollarë në këto momente që shkruajmë.

MicroStrategy ka qenë një kompani e vogël softuerit thotë Saylor që nuk ecte dot përpara. Kur pandemia e COVID-19 goditi në 2020-ën, kompania hyri në panik dhe filloi të mendonte një mënyrë për të mbrojtur aksionerët e saj.

Përgjigja ishte Bitcoin dhe firma e Saylor shpenzoi 250 milionë dollarë në 20 mijë Bitcoin në Gusht të 2020-ës. Që atëherë ka blerë në mënyrë të vazhdueshme dhe sot sillet si një kompani e zhvillimit Bitcoin.