Në këto momente që shkruajmë Bitcoin tregtohet me 95,892 dollarë sipas CoinGecko, një rikuperim pasi ra nën 90 mijë dollarë ditën e djeshme.
Kompania publike me numrin më të lartë të Bitcoin në posedim MicroStrategy bleu edhe 243 milionë dollarë të tjera Bitcoin më 13 Janar. Në raportin më të fundit pranë Komisionit të Bursave dhe Letrave me Vlerë në SHBA (SEC), kompania tregoi se kishte paguar mesatarisht 95,972 dollarë për bitcoin.
Në këto momente që shkruajmë Bitcoin tregtohet me 95,892 dollarë sipas CoinGecko, një rikuperim pasi ra nën 90 mijë dollarë ditën e djeshme.
MicroStrategy tani posedon 450 mijë BTC blerë me një çmim mesatar prej 62,691 dollarë për Bitcoin. Kompania ka shpenzuar 28.2 miliard dollarë për të blerë këtë sasi BTC e cila sot kap vlerën e 41,04 miliardë dollarëve.
Vetëm një javë më parë MicroStrategy bleu edhe 101 milionë dollarë të tjerë Bitcoin, një ekuivalent i 1070 BTC për 94,004 dollarë secila.
Themeluar në 1989 si një kompani i inteligjencës së biznesit, MicroStrategy filloi në 2020-ën të blinte sa më shumë Bitcoin të kishte mundësi. Sot kompania ka mëse 1 përqind të të gjithë Bitcoin në ekzistencë.