Windows 10 Timeline ishte një prej veçorive më të spikatura kur mbërriti versioni i parë i sistemit operativ.
Microsoft konfirmoi një largimin e një opsioni tjetër në Windows 10.
Windows 10 Timeline ishte një prej veçorive më të spikatura kur mbërriti versioni i parë i sistemit operativ.
Megjithatë me ndërtimin eksperimental 21359 të Windows 10-ës, opsioni nuk duket prezent.
Si rezultat pritet largimi i tij deri në fund të vitit ose me përditësimin e dytë madhor të Windows 10-ës që vjen në Tetor 2021.
Largimi do të jetë gradual dhe jo i menjëhershëm. Nga muaji Korrik do të ndalojë sinkronizimi mes pajisjeve ndërsa lokalisht do të vijojë të funksionojë. /PCWorld