Microsoft vijon shkurtimet në biznesin gaming

Gjiganti i softuerit largoi 1900 punonjës në muajin Maj dhe mbylli katër studio përpara se të blinte krijuesin e Call of Duty, Activision Blizzard.

Microsoft tha se do të shkurtonte stafin në divizionin gaming me 60 punonjës duke nisur kështu një raund tjetër largimesh pasi finalizoi marrëveshjen 69 miliardë dollarëshe me Activision Blizzard.

Gjiganti i softuerit largoi 1900 punonjës në muajin Maj dhe mbylli katër studio përpara se të blinte krijuesin e Call of Duty, Activision Blizzard.

Në këtë marrëveshje përfshihej edhe krijuesi i Candy Crush Saga King, dhe Zenimax që ka në pronësi krijuesin e Fallout Bethesda.

Shefi i Xbox Phil Spencer tha se vetëm 3 përqind e stafit gaming është prekur duke shtuar se lojërat dhe studiot nuk do të ndikohen.

Industria e video lojërave u godit rëndë pas Covid-19 pas blerjeve dhe investimeve të nxituara nisur nga fitimet rekord gjatë pandemisë.

Sony, Riot Games dhe Epic kanë shkurtuar qindra vende pune. Edhe pse Microsoft tha se të ardhurat nga gaming janë rritur, kjo për shkak të pronësisë së re të Activision Blizzard, shitjet e Xbox kanë rënë që prej vitit të kaluar.