Ballina Arritje Teknologji Microsoft vihet nën hetim të autoriteteve Amerikane

Microsoft vihet nën hetim të autoriteteve Amerikane

Biznesi i Microsoft shtrihet në disa fusha. Në inteligjencë artificiale është shndërruar me shpejtësi në një lojtar madhor falë investimit në OpenAI dhe sistemet e saj si Copilot i cili mbështetet në infrastrukturën cloud të kompanisë.

Microsoft do të vihet nën mikroskopin e autoriteteve rregullatorë Amerikane, konkretisht Komisioni Federal Tregtar i cili do ta hetojë për praktikat e biznesit.

Përmes një letre dërguar Microsoft, FTC kërkon që kompania ti japë informacion në lidhje me një hetim të agjencisë raportoi Bloomberg. As FTC, as Microsoft nuk kanë komentuar lajmin.

Biznesi i Microsoft shtrihet në disa fusha. Në inteligjencë artificiale është shndërruar me shpejtësi në një lojtar madhor falë investimit në OpenAI dhe sistemet e saj si Copilot i cili mbështetet në infrastrukturën cloud të kompanisë.

Megjithatë gjiganti i Windows është vënë nën presion edhe në të kaluarën. Zyrtarët Amerikane në fillim të vitit konsideruan një hetim të mundshëm të partneritetit mes Microsoft dhe OpenAI.

Gjithashtu Microsoft u ballafaqua me FTC për blerjen 69 miliardë dollarëshe të Activision Blizzard, marrëveshje e cila u mbyll në Tetor të 2023. Agjencia asokohe argumentonte se kjo marrëveshje i garantonte Microsoft monopol në industrinë e video lojërave.

Hetimi vjen pak muaj përpara se presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. Trump ende nuk ka vendosur ke do të nominojë për drejtimin e FTC por zëvendësimi i Lina Khan është i sigurte.

Exit mobile version