Ballina Arritje Teknologji Microsoft vendos të largojë një funksionalitet që shkaktoi konfuzion tek përdoruesit e...

Microsoft vendos të largojë një funksionalitet që shkaktoi konfuzion tek përdoruesit e Windows 11

Nganjëherë përdoruesit e Windows 11 mund të ngatërroheshin me dy versione Teams të instaluara.

Microsoft po përgatitet për të hequr integrimin e Microsoft në Windows 11 pothuajse dy vite pasi u shfaq për herë të parë.

Funksionaliteti i bisedës do të zëvendësohet me versionin më fleksibël pa pagesë të Microsoft Teams i cili është gjithashtu i disponueshëm si një aplikacion për Windows 10.

Microsoft tha se ndryshimet e reja do të aplikohen që në versionet eksperimentale të kësaj jave në Windows 11.

“Duke filluar me këtë ndërtim, Chat do të bëhet Microsoft Teams – Free,” tha Brandon LeBlanc, menaxher i lartë programi pranë Microsoft.

Integrimi i parë i Teams në Windows 11 u quajtur Chat dhe ishte bërë pjesë e sistemit operativ. I aktivizuar në mënyrë automatike, ikona e aplikacionit Chat ishte e ngjitur në taskbar dhe duhej të shkonit në aplikacionin Settings për ta hequr.

Me Chat përdoruesit mund të aksesonin Microsoft Teams për të folur me miqtë dhe familjen. Çuditërisht ishte i kufizuar vetëm për konsumatorët duke e bërë të padobishëm për shumicën e përdoruesve të Microsoft Teams që qëllimin kryesor e kanë si mjet pune.

Nganjëherë përdoruesit e Windows 11 mund të ngatërroheshin me dy versione Teams të instaluara.

Vendimi i Microsoft për të hequr integrimin e klientit Teams vjen vetëm pak ditë pasi kompania njoftoi largimin e Cortana në Windows 11 drejt fundit të vitit.

Exit mobile version