Microsoft rrezikon një gjobë të majme nga Bashkimi Europian

Sipas KE-së Microsoft i ka dhënë Teams një avantazh të padrejtë duke mos ju dhënë përdoruesve një zgjedhje për të refuzuar Teams ku blejnë aplikacionet e produktivitetit.

Ka kaluar një vit që kur Komisioni Europian hapi hetim ndaj Microsoft dhe tashmë kanë mbërritur rezultatet e tij.

Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian beson se gjiganti i teknologjisë ka shkelur ligjet e konkurrencës duke e bërë Microsoft Teams pjesë të paketës Office 365 dhe Microsoft 365 për klientët individ dhe biznes.

Në Tetor të vitit të kaluar Microsoft shkëputi Teams për përdoruesit individualë nga paketat Office në Bashkimin Europian dhe Zvicër por Komisioni Europian thotë se është i pamjaftueshëm.

Sipas KE-së Microsoft i ka dhënë Teams një avantazh të padrejtë duke mos ju dhënë përdoruesve një zgjedhje për të refuzuar Teams ku blejnë aplikacionet e produktivitetit.

Microsoft rrezikon një gjobë prej 10 përqind të të ardhurave vjetore nëse Bashkimi Europian konfirmon gjetjet paraprake. Rasti e ka origjinën në 2020 kur Slack, sot në pronësi të Salesforce, u ankua pranë autoriteteve Europiane për Microsoft dhe integrimin e Teams si pjesë e suitës së saj.

Në Prill të 2023 Microsoft deklaroi qëllimet për të ofruar Teams si softuer dhe paketë më vete por Komisioni Europian vijoi për të hapur hetimet 3 muaj më pas. Në Tetor Microsoft tha se Teams do të ofrohej veçmas dhe jo si pjesë e Microsoft 365 dhe Office 365 në mbarë botën.