Ballina Arritje Teknologji Microsoft prezanton dy çipe që do ti përdorë për inteligjencën artificiale

Microsoft prezanton dy çipe që do ti përdorë për inteligjencën artificiale

Microsoft tha se nuk ka në plan të shesë çipet, por përkundrazi të përdorë për të shërbimet e saj dhe si pjesë e Azure Cloud.

Ditën e Mërkure Microsoft prezantoi dy çipe të dizajnuar nga vetë kompania të cilët do të përdoren për të ofruar shërbime të inteligjencës artificiale.

Microsoft tha se nuk ka në plan të shesë çipet, por përkundrazi të përdorë për të shërbimet e saj dhe si pjesë e Azure Cloud.

Në konferencën e zhvilluesve Ignite, Microsoft prezantoi çipin e ri quajtur Maia i cili përshpejton proceset AI dhe ofron themele të qëndrueshme për shërbimin 30 dollarësh në muaj Copilot për bizneset por edhe zhvilluesit të cilët duan të krijojnë shërbime të përshtatura AI.

Çipi Maia është dizajnuar për të funksionuar me modele të mëdha gjuhësore, një tip softueri AI i cili fuqizon asistentët me inteligjencë artificiale si ChatGPT.

Jo vetëm Microsoft, por edhe gjigantët e teknologjisë si Google po përballen me koston në rritje të ofrimit të shërbimeve AI dhe që mund të kushtojë deri në 10 herë më shumë sesa shërbimet tradicionale si motorët e kërkimit.

Microsoft ka thënë gjithashtu se vitin e ardhshëm do tu ofrojë konsumatorëve cloud në Azure çipet më të fundit nga Nvidia dhe AMD. Microsoft beson se çipi Maia do të bëjë të mundur që Microsoft të shesë shërbime AI deri në një pikë që kompjuterët personalë dhe telefonët janë mjaftueshëm të fuqishëm për ti përballuar vetë.

Çipi i dytë i Microsoft quajtur Cobalt është ndërtuar në bashkëpunim me ARM dhe është një CPU. Microsoft tha se ka testuar çipin për të fuqizuar Teams por në të njëjtën kohë shihet si konkurrent i serive Graviton ofruar nga Amazon.

Microsoft nuk dha detaje teknike në lidhje me çipin por tha se të dy janë bazuar në procesin prodhues 5-nanometër të TSMC.

Exit mobile version