Ballina Arritje Teknologji Microsoft planifikon të investojë 80 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave...

Microsoft planifikon të investojë 80 miliardë dollarë në qendrat e të dhënave me AI

Microsoft po planifikon të investojë rreth 80 miliardë dollarë në vitin fiskal 2025 në zhvillimin e qendrave të të dhënave për të trajnuar modelet me Al.

Investimet në AI janë rritur që kur OpenAI prezantoi ChatGPT në 2022, pasi kompanitë në të gjithë sektorët kërkojnë të integrojnë atë në produktet dhe shërbimet e tyre.

Bëhet e ditur se Microsoft ka investuar miliarda për të përmirësuar infrastrukturën e tij të AI dhe për të zgjeruar rrjetin e qendrës së të dhënave, shkruan Reuters.

Analistët tani presin që shpenzimet kapitale fiskale të Microsoft për vitin 2025, përfshirë qiratë kapitale, të jenë 84.24 miliardë dollarë, sipas Visible Alpha.

Shpenzimet kapitale të kompanisë në tremujorin e parë të vitit fiskal 2025 u rritën 5.3% në 20 miliardë dollarë.

Si mbështetësi kryesor i OpenAI, gjiganti i teknologjisë konsiderohet si një konkurrent kryesor midis kompanive të Big Tech në garën e AI për shkak të partneritetit të tij ekskluziv me krijuesin e chatbot-it të AI.

Ndryshe, më shumë se gjysma e investimit prej 80 miliardë dollarësh të Microsoft do të jetë në SHBA.

Exit mobile version