Microsoft paralajmëron “vdekjen” e aplikacionit klasik Outlook

Fillimisht do të jetë një periudhë opsionale ku përdoruesit mund të zgjedhin ke të përdorin derisa të vijë momenti që nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të “dorëzojnë” aplikacionin klasik Outlook.

Muajin e kaluar Microsoft zyrtarisht njoftoi fundin e aplikacioneve Mail, Calendar dhe People. Nëse përdorni këto aplikacione do të filloni të merrni njoftime se mbështetja për to do të përfundojë më 31 Dhjetor 2024 dhe duhet të përdorni aplikacionin e ri Outlook tek i cili po përqendrohet Microsoft.

Së fundi Microsoft ka filluar të shtyjë përdoruesit drejt Outlook akoma më shumë. Sipas Windows Latest, përdoruesit e biznesit të Microsoft 365 janë rekomanduar të kalojnë nga Outlook klasik në aplikacionin e ri Outlook edhe pse i mungojnë disa prej veçorive të të parit.

Fillimisht do të jetë një periudhë opsionale ku përdoruesit mund të zgjedhin ke të përdorin derisa të vijë momenti që nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të “dorëzojnë” aplikacionin klasik Outlook.

Për përdoruesit e Microsoft 365 Business Standard dhe Premium, tranzicioni do të fillojë në fillim të Janarit 2025. Përdoruesit e Microsoft 365 Enterprise kanë pak më tepër kohë.

Plani i Microsoft është që të kalohet në aplikacionin e ri Outlook deri në Prill të 2026 dhe kështu kemi zyrtarisht një afat. Mbetet për tu parë nëse Microsoft do të shtojë veçoritë e munguara të Outlook klasik në Outlook-un e ri.