Në ciklin e jetës së sistemeve operative Microsoft ka shtuar një datë 14 Tetor 2025 që është fundi i ciklit 10 vjeçar të sistemit operativ.
Spekulimet po qarkullojnë pa fundi për Windows 11 që Microsoft pritet ta prezantojë këtë muaj edhe pse kompania ka thënë në të kaluarën se Windows 10-ta do të versioni i fundit i sistemit operativ.
Tashmë vetë Microsoft ka konfirmoi fundin e Windows 10-ës duke na bërë të mendojmë se spekulimet mund të jenë të vërteta.
Më 24 Qershor Microsoft mban një eveniment ku do të tregojë çfarë e pret Windowsin. Një përditësim i madh është parashikuar me emrin e koduar Sun Valley ndërsa në bërthamë pritet të ngelet Windows 10.
Por së fundi po flitet pa pushim për Windows 11. Në ciklin e jetës së sistemeve operative Microsoft ka shtuar një datë 14 Tetor 2025 që është fundi i ciklit 10 vjeçar të sistemit operativ.
Është hera e parë që i jepet një datë tërheqjes së mundshme të Windows 10-ës. Do të thotë që pas asaj data përdoruesit e Windows 10-ës nuk do të marirn më përditësime. /PCWorld