Gjiganti Amerikan humbi 6 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e tretë për shkak të problemeve me furnizimin dhe krizën e çipeve.
Apple humbi kurorën si kompania më me vlerë në botë tek Microsoft ditën e Premte ndërsa aksionet e prodhuesit të iPhone ishin në tatëpjetë.
Gjiganti Amerikan humbi 6 miliardë dollarë shitje në tre mujorin e tretë për shkak të problemeve me furnizimin dhe krizën e çipeve.
Bosi i Apple Tim Cook tha se situata mund të përkeqësohet drejt fundvitit. Aktualisht vlera e tregut e Apple është 2.41 trilionë dollarë ndërsa i gjigantit të Windows 2.46 trilionë dollarë.
Gjatë këtij viti vlera e aksioneve të Microsoft është rritur me 45% ndërsa pandemia rriti kërkesën për shërbime cloud dhe si rezultat rritur shitjet.
Sakaq Apple është rritur vetëm me 15%. /PCWorld Albanian