Ballina Arritje Teknologji Microsoft ju fshin “jetët” dixhitale pasi telefonuan familjen e tyre në Gaza

Microsoft ju fshin “jetët” dixhitale pasi telefonuan familjen e tyre në Gaza

Në disa raste këto llogaritë ishin mëse 15 vjeçare dhe përdoruesit nuk kanë një mënyrë për të rikuperuar as e-mail-et e tyre, as kontaktet dhe as përmbajtje të tjera.

Palestinezët të cilët telefonojnë shtëpitë e tyre në Gaza përmes Skype panë jetët e tyre dixhitale të shkatërrohen pasi Microsoft mbylli llogaritë e tyre pa asnjë paralajmërim.

BBC News raportoi të paktën 20 raste të Palestinezëve që jetonin jashtë vendit të cilët thonë se Microsoft, kompania e cila ka në pronësi aplikacionin Skype, ju mbylli llogaritë e tyre. Numri total i të prekurve mendohet të jetë shumë më i lartë.

Në disa raste këto llogaritë ishin mëse 15 vjeçare dhe përdoruesit nuk kanë një mënyrë për të rikuperuar as e-mail-et e tyre, as kontaktet dhe as përmbajtje të tjera.

Microsoft thotë se kanë abuzuar me termat e shërbimit, por nuk tregon sesi e kanë bërë këtë dhe vendimi që ka marrë është përfundimtar.

Palestinezët e prekur thonë se nuk kanë asnjë lidhje me Hamasin, një organizatë e dizajnuar si terroriste nga Perëndimi, përfshirë SHBA-në, dhe akuzojnë gjigantin e teknologjisë për trajtim të keq dhe persekutim të tyre.

Microsoft nuk ju është përgjigjur akuzave të këtyre njerëzve.

Exit mobile version