Së pari, modeli gjuhësor më i fundit dhe i avancuar i OpenAI, GPT-4 Turbo do ti japë mundësi Copilot të adresojë detyra komplekse të cilat versionin e kaluar të softuerit e bënin konfuz.
Ndërsa po i afrohemi fundit të vitit, ka ende kohë për lajme rreth inteligjencës artificiale. Microsoft njoftoi se roboti bashkëbisedues Copilot AI do të integrohet me modelin më të fundit të OpenAI, GPT-4 Turbo dhe gjeneruesin e imazheve DALL-E 3.
Ky integrim duhet të përmirësojë në mënyrë drastike funksionalitetin e tërësishëm të shërbimit.
Së pari, modeli gjuhësor më i fundit dhe i avancuar i OpenAI, GPT-4 Turbo do ti japë mundësi Copilot të adresojë detyra komplekse të cilat versionin e kaluar të softuerit e bënin konfuz.
Gjenerata e kaluar lejonte deri në 50 faqe tekst, ndërsa GPT-4 Turbo pranon deri në 300 faqe tekst. Rezultati? Përgjigje më të sakta.
Integrimi aktualisht po testohet me disa përdorues ndërsa në javët në vijim do të bëhet më gjerësisht i disponueshëm.
Gjithashtu është integruar modeli DALL-E 3 ku tashmë roboti mund të gjenerojë imazhe me cilësi më të lartë sesa më parë. Ky mjet është tashmë i disponueshëm për përdoruesit e Copilot të cilin mund ta provoni këtu.
Koduesit gjithashtu do të përfitojnë nga përditësimi i Copilot me funksionalitetin e ri quajtur Code Interpreter. Microsoft nuk jep detaje të shumta por thotë se përdoruesit mund të bëjnë analizë të dhënash, vizualizim dhe matermatikë. Code Interpreter aktualisht është në fazë beta ndërsa një debutim më i gjërë pritet në të ardhmen.
Së fundi, kërkimi në Bing do të përmirësohet falë GPT-4. Si rezultat do të mundësojë kërkime të zgjeruara për tema komplekse, me rezultate të optimizuara.