Microsoft integron AI në rezultat e kërkimit të Bing

Për fat të keq funksionaliteti nuk është i disponueshëm gjerësisht për vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish në Bing të përzgjedhur nga Microsoft për testimin e saj.

Gara për të sjellë çdo ditë e më shumë funksionalitete AI po përshkallëzohet mes gjigantëve të teknologjisë me Microsoft që sot integroi mjetet të reja në motorin e kërkimit Bing.

Kompania filloi lançimin e kërkimit gjenerues AI në Bing kur rezultati në krye të kërkimit të një përdoruesi do të jetë një përgjigje origjinal e përpiluar nga AI.

Përmes një postimi në blog Microsoft demonstroi sesi funksionon veçoria e re e Bing. Microsoft tha se rezultati i kërkimit do të përmbajë edhe lidhje që të çojnë tek burimi origjinal që modeli AI ka përdorur për të krijuar përgjigjen e servirur tek ju.

Për fat të keq funksionaliteti nuk është i disponueshëm gjerësisht për vetëm për një numër të kufizuar përdoruesish në Bing të përzgjedhur nga Microsoft për testimin e saj.

Google lançoi mjete të ngjashme në fillim të vitit quajtur AI Overview në përpjekje për të mbajtur përdoruesit të cilët po largohen drejt chatbotëve AI në kërkim të përgjigjeve.