Microsoft i referohet OpenAI si konkurrentë pavarësisht bashkëpunimit të ngushtë mes tyre

Gjiganti i teknologjisë e vendos OpenAI mes konkurrentëve në inteligjencë artificiale krahas Anthropic, Amazon dhe Meta. OpenAI gjithashtu u listua krahas Google si konkurrent në kërkimin online falë shërbimit të ri SearchGPT lançuar javën e kaluar.

Microsoft ka një histori të gjatë me OpenAI, sidomos pas investimit të 13 miliardë dollarëve në krijuesin e ChatGPT si pjesë e një partneriteti afatgjatë.

Kjo marrëveshje i jep Microsoft qasje në modelet e OpenAI të cilat i ka implementuar në produktet e saj konsumatore dhe biznesore ndërsa në të njëjtën kohë është ofrues ekskluziv i shërbimeve cloud të OpenAI.

Megjithatë gjiganti i teknologjisë e quajti startup “konkurrent” për herë të parë në disa dokumente paraqitur pranë autoriteteve Amerikane.

Gjiganti i teknologjisë e vendos OpenAI mes konkurrentëve në inteligjencë artificiale krahas Anthropic, Amazon dhe Meta. OpenAI gjithashtu u listua krahas Google si konkurrent në kërkimin online falë shërbimit të ri SearchGPT lançuar javën e kaluar.

Është e mundur që Microsoft po përpiqet të krijojë një narrativë të re në raport me OpenAI ndërsa përballet me presionin e Komisionit Federal Tregtar në SHBA i cili po heton bashkëpunimin mes dy kompanive.

Partnerë dhe konkurrentë janë titujt që vazhdimisht shkëmbehet mes gjigantëve të Luginës së Silikonit. Në vitet 2000 motori kërkimor dominues asokohe Yahoo bëri marrëveshje me Google që rezultatet e kërkimit të këtij të fundit të shfaqen në uebfaqen e Yahoo.

Dy kompanitë ishin partnerë për disa vite derisa Yahoo u “gëlltit” nga Google. Dy kompanitë ishin partnerë por edhe kërcënim për njëra-tjetrën në të njëjtën kohë.

Megjithatë Microsoft nuk po i vendos të gjitha vezët në një shportë. Në Mars Microsoft punësoi bashkëthemeluesi e startupit multi-miliardë dollarësh Inflection AI, Mustafa Suleyman dhhe Karen Simonyan, për të drejtuar divizionin AI të Microsoft.