Microsoft do të lançojë një konsolë dore Xbox në 2025

Por ky plan ka ndryshuar siç duket dhe ditën e Hënë u raportua nga Windows Central se Microsoft do të debutojë një konsolë dore Xbox në 2025-ën.

Në 2024 CEO i Microsoft Gaming Phil Spencer tha se nuk ndalon se menduari rreth një konsole dore Xbox. Disa muaj më vonë Spencer tha për Bloomberg se Microsoft ishte duke menduar për një konsolë por hardueri është vite larg bërjes realitet.

Por ky plan ka ndryshuar siç duket dhe ditën e Hënë u raportua nga Windows Central se Microsoft do të debutojë një konsolë dore Xbox në 2025-ën. Konsola do të zhvillohet nga një partner në mënyrë të ngjashme me atë çfarë bëri Valve në bashkëpunim me Lenovo për të sjellë SteamOS në Legion Go S.

Konsola e zhvilluar prej vetë Microsoft është ende në zhvillim dhe vite larg. Sipas raportit 2027 duket si afati më i mundshëm për debutimin. Por kush është partneri që do ta lançojë konsolën Xbox në 2025? Mund të jetë një version i ASUS ROG Ally, Lenovo Legion Go apo një konsolë tjetër? Apo do të jetë produkt unik për Xbox?