Ballina Arritje Teknologji Microsoft do të integrojë modele të tjera AI përveçse të OpenAI në...

Microsoft do të integrojë modele të tjera AI përveçse të OpenAI në asistentin 365 Copilot

Microsoft gjithashtu po kërkon të reduktojë varësinë e 365 Copilot ndaj OpenAI për shkak të shqetësimeve rreth kostos dhe shpejtësisë për përdoruesit enterprise.

Microsoft po punon për të shtuar modele të tjera të inteligjencës artificiale në produktin e saj flagship Microsoft 365 Copilot përveç modeleve të OpenAI raportoi agjencia e lajmeve Reuters, në përpjekje për të diversifikuar teknologjitë dhe ulur kostot.

Përpjekja më e fundit e Microsoft, që është një mbështetës i madh i OpenAI, do të ulë varësinë ndaj startupit AI, një distancim i cili vjen pas disa vitesh ekskluzivitet në modelet më të fundit të OpenAI nga Microsoft. Kur kompania prezantoi 365 Copilot në Mars të 2023, një prej aspekteve më të reklamuara ishte përdorimi i modelit GPT-4 të OpenAI.

Microsoft gjithashtu po kërkon të reduktojë varësinë e 365 Copilot ndaj OpenAI për shkak të shqetësimeve rreth kostos dhe shpejtësisë për përdoruesit enterprise.

Marrëveshja mes dy kompanive i lejon Microsoft të përshtatë modelet e OpenAI sipas dëshirës. Objektivi është që 365 Copilot të jetë më pak i kushtueshëm si dhe më shpejtës e efikas thonin burimet e Reuters.

Sa i përket produktit, Microsoft nuk ka dhënë detaje rreth shitjeve të asistentit AI inkorporuar në suitën e produktivitetit të kompanisë ku përfshihen aplikacionet si Word dhe PowerPoint.

Megjithatë analistët thonë se Microsoft ka shitur produktin tek 10 milionë përdorues këtë vit. Vetë kompania shprehej se 70 përqind e kompanive Fortune 500 përdorin 365 Copilot.

Exit mobile version