Lajmi vjen pak ditë pasi OpenAI shkarkoi CEO dhe themeluesin e OpenAI Sam Altman pa asnjë arsye duke ngritur alarmin mes investitorëve dhe punonjësve.
Kompania që ka në pronësi ChatGPT, OpenAI, nuk do ti ofrojë as Microsoft as investitorëve Khosla Ventures dhe Thrive Capital një vend në bordin e ri të kompanisë i cili do të zëvendësojë bordin e vjetër që shkarkoi CEO e kompanisë Sam Altman.
Lajmi vjen pak ditë pasi OpenAI shkarkoi CEO dhe themeluesin e OpenAI Sam Altman pa asnjë arsye duke ngritur alarmin mes investitorëve dhe punonjësve. Ai u rikthye në OpenAI me premtimin e një bordi të ri.
Shkarkimi i tij shkaktoi konfuzion në lidhje me të ardhmen e startupit që u vendos në qendër të boom-it të inteligjencës artificiale.
Nëse Microsoft do të lihet jashtë bordit, padyshim kompania do të ketë diçka për të thënë nisur nga shuma e madhe e parave që ka vendosur në dispozicion të OpenAI. Ekspertët thonë se nuk është në interesin e Microsoft të mbajë një rol “pasiv” në OpenAI.
OpenAI do të ketë një bord të ri prej 9 personash. Bordi i vjetër drejtues kishte vetëm 6 persona. Pritet që këtë javë të caktohen tre drejtues të ri të bordit – ish Sekretarja e Thesarit Larry Summers, CEO i Quora Adam D’Angelo dhe kryetari i bordit Bret Taylor.
D’Angelo do të jetë i vetmi anëtar nga bordi i vjetër që shkarkoi Altman që i mbijeton ristrukturimit.
Microsoft, që ka investuar më shumë se 10 miliardë dollarë në OpenAI, është një prej mbështetësve më të mëdhenj të kompanisë. Gjatë javës së trazirave të OpenAI, CEO Satya Nadella ishte shprehur se qeverisja në OpenAI duhej ndryshuar pavarësisht nëse Altman do të rikthehet ose jo.