Microsoft Defender është një prej antiviruseve me ndikimin më negativ në performancë

Lajmi i mirë është se Microsoft Defender mori 6 pikë në mbrojtje dhe përdorim por vetëm 5 pikë në performancë duke dalë më dobëti në këtë kategori.

AV-TEST, një organizatë e pavarur e cila analizon dhe vlerëson softuerët e sigurisë dhe antiviruset, testoi 18 antiviruse të ndryshme për Windows 10.

Ekzaminimi përfshin testimin e programeve përballë 12 mijë maluerëve të ndryshëm të vendosur në 1.5 milion skedarë për të parë se cili prej antiviruseve mund ti zbulojë.

Gjithashtu softuerët testohen edhe përballë ransomware edhe pse AV-TEST thotë se një zbulim i tyre nga antivirusi jo medoemos mund të ndalojë sulmin.

18 antiviruset e testuar ishin: AhnLab, Avast, AVG, Avira, Bitdefender, ESET, F-Secure, G DATA, K7 Computing, Kaspersky, Malwarebytes, McAfee, Microsoft Defender, Microworld, Norton, PC Matic, Protected.net dhe Trend Micro.

AV-TEST vlerëson me 6 pikë secilën prej kategorive të testimit: mbrojtjes, performancës dhe përdorimit.

Lajmi i mirë është se Microsoft Defender mori 6 pikë në mbrojtje dhe përdorim por vetëm 5 pikë në performancë duke dalë më dobëti në këtë kategori.

Ngarkesa më e lartë e sistemit u gjenerua nga Windows Defender duke humbur një 1 pikë. 14 prej 18 antiviruseve të testuara morën vlerësimin më të lartë Top Product nga AV-TEST duke marrë 17.5 pikë ose më shumë.

6 produkte morën rezultatin perfekt prej 18 pikësh: Avast, Avira, Bitdefender, G DATA, Kaspersky dhe Trend Micro.