Një sulm i mëhershëm prej 2.3Tbps kishte vënë në shënjestër Amazon Web Services vitin e kaluar.
Microsoft tha se ka arritur të bllokojë një sulm DDoS prej 2.4Tbps në muajin Gusht. Sulmi kishte vënë në shënjestër një konsumator Azure në Evropë dhe ishte 140% më i lartë sesa volumi më i lartë regjistruar prej Microsoft në 2020.
Një sulm i mëhershëm prej 2.3Tbps kishte vënë në shënjestër Amazon Web Services vitin e kaluar.
Microsoft tha se sulmi zgjati për më shumë se 10 minuta dhe kishte luhatje mes 2.4Tbps, 0.55Tbps dhe 1.7Tbps. Sulmet DDoS kanë për qëllim të rrëzojnë uebsajte dhe shërbime duke i përmbytur me trafik që hosti nuk e përballon.
Zakonisht ato nisin përmes një botneti, një rrjet kompjuterësh dhe pajisjesh të kompromentuar me maluerë dhe që kontrollohen në distancë. Azure arriti të qëndrojë online gjatë sulmi falë fuqisë për të përballuar sulme dhjetëra terabit për sekondë.
Rastet e sulmeve DDoS janë shtuar në 2021 në Azure dhe sulmi maksimal që kishte marrë përpara këtij të fundit kishte kapacitet vetëm 625Mbps.
Amazon Web Services mban rekordin e sulmit DDoS më të lartë përballuar ndonjëherë prej 2.3Tbps. /PCWorld Albanian