Microsoft bllokon përditësimin 24H2 të Windows 11-ës për disa pajisje

Problemi më i fundit u shfaq ditën e Premte ku Windows 11 24H2 nuk instalohet në disa pajisje Asus. Modelet e prekura janë X415KA dhe X515KA ku gjatë instalimi shfaqet një mesazh gabimi.

Përditësimi i madh vjetor i 2024 në Windows 11 u prit me entuziazëm por gradualisht ka është vënë në qendër të kritikave për shkak të problemeve që kanë pllakosur përdoruesit.

Nga zhdukja e kursorit të mausit, tek dështime të SSD, dështime të driver-ave, të dhëna që nuk fshihen, humbje e lidhjes së internetit, Windows 11 24H2 ka provuar një mesele e vërtetë për ata që e prisnin me padurim.

Problemi më i fundit u shfaq ditën e Premte ku Windows 11 24H2 nuk instalohet në disa pajisje Asus. Modelet e prekura janë X415KA dhe X515KA ku gjatë instalimi shfaqet një mesazh gabimi.

Burimi i këtij problemi është mungesa e pajtueshmërisë me disa harduerë të caktuar. Si rezultat Microsoft vendosi të bllokojë dërgimin e përditësimit për këto pajisje dhe nuk dihet kur ka për të qenë përsëri i disponueshëm.

Krahas problemeve me pajisjet Asus, Windows 11 24H2 po shkakton probleme të tjera me kamerat e integruara në disa pajisje që përdorin njohjen e objekteve ose fytyrës.

Megjithëse Microsoft nuk ka dhënë detaje specifike mbi natyrën e problemit, aplikacioni Kamera, Windows Hello dhe aplikacione të tjera me sa duket janë prekur.