Ballina Arritje Teknologji Microsoft aktivizon qasjen pa fjalëkalim për të gjithë përdoruesit e Windows

Microsoft aktivizon qasjen pa fjalëkalim për të gjithë përdoruesit e Windows

POLAND - 2021/02/19: In this photo illustration a Microsoft logo seen displayed on a smartphone with stock market values in the background. (Photo Illustration by Omar Marques/SOPA Images/LightRocket via Getty Images)

Shërbime si Office 2010, Xbox 360 dhe Windows 8.1 apo më herët do të kërkojnë ende fjalëkalim.

Microsoft tha se përdoruesit e shërbimeve të kompanisë tani mund të fshijnë të gjitha fjalëkalimet dhe të qasen përmes aplikacionit Authenticator.

Gjiganti i teknologjisë filloi tu ofronte përdoruesve të biznesit qasje pa fjalëkalim në shërbimet e kompanisë. Tani ky sistem po implementohet tek të gjithë përdoruesit e Windows.

Sipas kompanisë 100% e punonjësve të saj nuk përdorin më fjalëkalime por sistemin e ri. Në rast se aktivizohet qasja ka fjalëkalim, përdoruesve do tu kërkohet një metodë tjetër verifikimi që mund të jetë një shenjë gishti apo mekanizma të ngjashëm.

Microsoft thotë se është një sistem shumë më i sigurtë sesa ai i fjalëkalimeve të cilët mund të zbulohen. Përdoruesit e Windows gjithsesi do të kenë mundësi të qasen me mënyra të shpejta siç është kodi PIN.

Shërbime si Office 2010, Xbox 360 dhe Windows 8.1 apo më herët do të kërkojnë ende fjalëkalim.

Nëse aksesin në authenticator humbet, do të ofrohen metoda rezervë si Windows Hello, një çelës fizik apo SMS për rikuperimin e llogarive. /PCWorld Albanian

Exit mobile version