Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mickoski: Kushdo që është i përfshirë në këtë ngjarje tragjike do të...

Mickoski: Kushdo që është i përfshirë në këtë ngjarje tragjike do të përgjigjet

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pas ngjarjes tragjike në një diskotekë në Koçani ku humbën jetën të paktën 59 persona, ka deklaruar se kushdo që është i përfshirë në këtë ngjarje tragjike do të përgjigjet, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve të fundit, të paktën 59 persona humbën jetën dhe rreth 155 të tjerë u plagosën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një diskotekë në Koçani në një ngjarje argëtimi nga një grup muzikor. Shkaku i zjarrit, sipas informacioneve të para, ishte rezultat i shkëndijave nga mjetet piroteknike të përdorura për efekt ndriçimi në ngjarjen argëtuese

Autoritetet njoftuan po hetohet në vendin e zjarrit, po mblidhen të gjitha provat e nevojshme dhe deri më tani janë ndaluar disa persona që “kontribuuan” në shkakun e zjarrin, përfshirë edhe pronari i diskotekës në Koçani, e cila funksiononte me “licencë të falsifikuar”.

Kryeministri Mickoski në fjalën e tij tha se ka hyrë në politikë për të “ndryshuar diçka”, sepse siç theksoi ai, ka hasur në një sistem “thellësisht të korruptuar të krijuar dhe ushqyer prej dekadash, pjesë e të cilët janë njerëz nga të gjitha partitë dhe profilet”.

“Ndjej pakënaqësi të thellë, përgjegjësi të thellë për gjithçka që ka ndodhur gjatë dekadave të fundit, si dhe për atë që kam parë deri më tani dhe që ka çuar në një situatë kaq të vështirë për vendin, vendin në të cilin jetojmë të gjithë dhe kjo ndjenjë është edhe më e thellë tani që kjo ka ndodhur pikërisht tani, më pak se 9 muaj pasi u zgjodh kjo qeveri që unë drejtoj”, deklaroi Mickoski.

Ai tha se ngjarja në Koçani është kulmi i një “sistemi të keq dhe të korruptuar që na ha shpresat dhe së bashku me shpresat edhe ëndrrat tona”.

Sipas tij, aktualisht informacionet tregojnë se objekti ku ka ndodhur zjarri ishte me “licencë të falsifikuar, të lëshuar në mars të vitit 2024 përmes ryshfetit nga Ministria e Ekonomisë dhe firmën e zyrtarëve të atëhershëm të së njëjtës ministri”.

“Prandaj, në të gjitha këto që po ndodhin dhe na kanë ndodhur, para së gjithash duhet të ketë përgjegjësi penale për të gjithë të përfshirët, pavarësisht se cilit institucion i takojnë, në çfarë niveli, cilës parti, cilit profesion etj. deri te i fundit. Prisni që kur bëhet fjalë për përgjegjësinë, nuk do të ketë mëshirë. Do të duhet të ketë një përgjegjësi me emër dhe mbiemër”, tha Mickoski.

Ai gjithashtu tha se kjo nuk është një betejë ndërpartiake, por një “betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve dhe të korruptuarve nga të gjitha partitë dhe të gjitha institucionet”

Ai shprehu ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e personave që humbën jetën në zjarrin në Koçani, si dhe të lënduarave u uroi shërim të shpejtë.

Exit mobile version