“Me vëmendje e ndjekim situatën në Izrael, dhe rritjen e dukshme të dhunës, përfshirë edhe sulmin e vazhdueshëm raketor nga Gaza drejt Izraelit”, kështu ka nisur reagimin e tij ndaj përleshjeve raketore të fundit në Lindjen e Mesme, lideri i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.
Ai ka vlerësuar, se është e papranueshme gjuajtja me raketa prej Gazës drejt Izraelit, ndërkaq ka apeluar deri te liderët politikë izraelitë, që të vazhdojnë “të kontribuojë për deeskalimin e sulmeve”.
“Hedhja e raketave prej Gazës drejt popullsisë civile të Izraelit është e papranueshme dhe në mënyrë shtesë i rrit tensionet në rajon. Njëkohësisht, i japin të drejtë Izraelit për mbrojtje të popullsisë së tij dhe territorit nga sulmet terorriste të organizatës Hamas. Apelojmë deri te liderët politikë në Izrael dhe në rajon të vazhdojnë të japin kontributin për deeskalimin e sulmeve dhe të vendosur të veprojnë kundër ekstremizmit i cili krijon probleme serioze të sigurisë dhe e rrezikon jetën e popullsisë civile”, shkroi Mickoski në “Facebook”.
Në fund ai ka shprehur ngushëllime për jetën e humbura. /tetovasot