Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Charles Michel u shpreh se ata duan që veprimet e Rusisë të jenë më të parashikueshme dhe të qëndrueshme.
Në një vlerësim të bërë për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë, Michel tha: “Ne dënojmë veprimet e paligjshme, shkatërruese dhe provokuese të Rusisë. Ne nuk kemi frikë nga Rusia dhe ne e tregojmë vendosmërinë tonë. Unë ia shpreha këtë me qetësi, por me vendosmëri Presidentit Vladimir Putin gjatë takimit të zhvilluar një javë më parë.”
Duke u shprehur se Evropa dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) “do të ndihmojë në mbrojtjen e interesave dhe vlerave të përbashkëta” të bashkimi transatlantik ndaj Rusisë, Michel vijoi duke thënë: “Ne do të kryejmë një vlerësim të thelluar me partnerët tanë, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para takimit të Presidentit të SHBA Joe Biden me Putin, ne do të kemi një takim të përbashkët me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Biden. Sa më i fortë të jetë bashkimi transatlantik, aq më i madh është ndikimi në mbrojtjen e interesave dhe vlerave tona ndaj Rusisë, të cilën do të dëshironim ta shihnim më të parashikueshëm dhe më të qëndrueshëm.” /trt