Që nga grushti ushtarak në Mianmar, numri i civilëve që humbën jetën si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë kundër kundërshtarëve të grushtit të shtetit u rrit në 840.
Sipas raportit të Organizatës për Ndihmën e të Burgosurve Politikë në Mianmar (AAPP), 3 vdekje të tjera janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Në raport thuhet se numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 840 dhe gjithashtu theksohet se 4.409 të tjerë u arrestuan.
Më tej theksohet se është lëshuar urdhër për arrestin e1.881 personave të tjerë. /tch